04/28/2023
Kanë kaluar 7 vite që nga festivali mbarë kombëtar i cili tradicionalisht mbahet ç’do pesë vite në Gjirokastar.
Siç e dini të gjithë,atje marrin pjesë shumë grupe folklorike nga të gjitha vendet ku ka shqiptar.
Dhe në mesin e këtyre grupeve që nga vitet e 80’ta është ftuar vazhdimish edhe Ansambli “Bashkimi Kombëtar” nga Sh.B.A.ja.ku ky Ansanmbel ka lënë gjurmë në historin e këti festivalit,siç e dini edhe ju me këngën:”Ku po shkoni djemt e ri,kuj je leni ketë Malesi”,të kompozitorit te ndjer Artistit te Meritua,Sali Manit,të kënduar nga Gjon Dedvukaj dhe percjellur nga grupi,por edhe shumë pika tjera folklorike.
Per mos ta zgjat shumë,duam që nëpërmes të këti shkrimi ti lajmërojme antaret e ansamlit tonë se me keqardhëje këtë vit ftesa e festivalit që do të mbahet këtë Qershor 2023,nuk na ka arritur,dhe na është thënë se kjo ftesë ju është derguar dikujt tjeter!në fakt ju është dërguar atyre që festivalin e fundit 2015 ishin pjesë e kuadrit të Ansamblit “Bashkimi Kombetar”.
Prandaj Ansambli ynë e e ka për obligim dhe të nevoshëm komunikimin me antaret dhe dashamiret e folklorit këtu në diasporë,që ti njoftojmë se ngecëja nuk qendron tek ne,ne mbetemi ato që kemi qenë,ansambli nuk ndalon,
përkundrazi na jep edhe më shumë vullnet dhe kurajo të vazhdojme punen tonë si çdo herë më parë.
Ju faleminderit sinqerisht nga Stafi i Ansamblit dhe Kryetari:Gjergj Dedvukaj.