Koferenca e I-rë Ndërkombëtare e Fizioterapisë Tetovë 2025

Koferenca e I-rë Ndërkombëtare e Fizioterapisë Tetovë 2025 Koferenca e I-rë Ndërkombëtare e Fizioterapisë Tetovë
Me temë: INOVACIONET NE FIZIOTERAPI
Datë 17 Maj 2025, pranë Universitetit të Evropës Juglindore Tetovë

08/05/2025
Koferenca e I-rë Ndërkombëtare e Fizioterapisë Tetovë 2025 Afati i fundit per dorzimin e abstrakteve 27 Prill 2025.UDHEZ...
07/04/2025

Koferenca e I-rë Ndërkombëtare e Fizioterapisë Tetovë 2025

Afati i fundit per dorzimin e abstrakteve 27 Prill 2025.

UDHEZUES PER AUTORET

Për t’u pranuar për shqyrtim nga redaksia, abstraktet duhet të përmbushin një sërë kushtesh, prandaj autorët janë të lutur të ndjekin me përpikmëri udhëzimet si vijojnë.

Të përgjithshme:
Dorëshkrimet duhet të paraqiten të shtypur në versionin Microsoft Word, faqe A4.
Shkronjat duhet të jenë të stilit Times New Roman, me madhësi 12 ppt. Abstraktet duhet te dorezohen ne dy gjuhe, ne shqip dhe ne anlgisht. Drejtshkrimi i gjuhës shqipe është i detyrueshëm. Nuk pranohet zëvendësimi i shkronjës ë dhe ç me shkronjat e dhe c përkatësisht. Dorëzimi do të bëhet me postë elektronike ne adresen e emailit [email protected] . Ju lutem te specifikoni ne abstrakt nese punimi juaj eshte leksion, referim apo prezantim poster.

Autorësia:
Si autorë të punimeve duhet të listohen vetëm ata individë që kanë kontribuar në mënyrë thelbësore në realizimin e punimit dhe që janë të gatshëm të marrin përsipër përgjegjësinë publike mbi përmbajtjen e punimit. Emri i pare i listuar ne abstrakt duhet te jete i personit qe referon punimin.

Abstrakt:
Teksti duhet te kete permbajtje si me poshte:
Titulli
Faqja e titullit përmban: 1) Titullin e artikullit-i shkurtër, por informues ; 2) Emrat dhe mbiemrat e të gjithë autorëve, paraprirë nga titujt shkencorë dhe akademikë përkatës; 3) Institucioni i punës për secilin autor (ju lutem përdorni përkrah emrit të autorit numrat sipas sekuencës 1, 2, etj. për të bërë lidhjen me institucionin përkatës);

Permbajtja e Abstraktit:
Përmbledhja e abstraktit duhet të përmbajë rreth 120 fjalë. Në të duhet të prezantohet si hyrje qëllimi kryesor i punimit, materiali dhe metodat e përdorura si dhe rezultatet dhe arritjet në mënyrë të shkurtuar. Përmbledhja duhet të paraqitet në dy versione, në shqip dhe në anglisht. Nuk duhet të përdoren më shumë se 5 fjalë të shkurtuara, për të cilat duhet dhënë shpjegimi përkatës.

Përmbledhja duhet të pasohet nga 3-6 fjalë kyç (shqip dhe anglisht), të cilat ndihmojnë në indeksimin e artikullit. Fjalët kyç duhet të përzgjidhen në konformitet me nomenklaturën ndërkombëtare të sëmundjeve (Shih Indeksin Mjekësor-Index Medicus).

Punimet e dorëzuara në redaksi i nënshtrohen shqyrtimit nga një grup prej minimumi dy redaktorësh shkencorë. Të gjitha sugjerimet e nevojshme i bëhen të njohura autorit para botimit me anë të e-maili. Pas miratimit të artikullit për botim, redaksia i dërgon autorit përgjegjës për korrespondencën një njoftim me e-mail.

Shkrimet që nuk do t’u përmbahen udhëzimeve do t’u rikthehen autorëve për rishikim pa u marrë në shqyrtim.

Faleminderit per bashkepunimin!

Kemi kënaqësinë t’ju informojmë se do të mbahet Koferenca e I-rë Ndërkombëtare e Fizioterapisë Tetovë me temë: INOVACION...
06/04/2025

Kemi kënaqësinë t’ju informojmë se do të mbahet Koferenca e I-rë Ndërkombëtare e Fizioterapisë Tetovë me temë: INOVACIONET NE FIZIOTERAPI, më datë 17 Maj 2025, pranë Universitetit të Evropës Juglindore Tetovë

Kjo konferencë do të mbahet për herë të Parë në Maqedoninë e Veriut. Ky event përbën një hap të rëndësishëm në promovimin e vlerave të fizioterapisë si shkencë mjekësore, dhe një synim për të arritur standarte në zhvillimin akademik dhe shëndetësor në republikën e Maqedonisë së Veriut.

Kjo konferencë mbështetet nga Shoqata Shqiptare e Fizioterapistëve, Universiteti i Evropës Juglindore Tetovë, Institucionet shtetërore, arsimore, shëndetësore dhe shkencore të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Për të përcjellë në audiencë njohuritë më të fundit mbi shkencën e fizioterapisë, për të nxitur bashkëpunimin mbarëkombëtar në nivel Ballkanik dhe Europian, do të jenë të ftuar në konferencë specialistë të njohur nga Maqedonia e Veriut, Shqiperia, Kosova , Italia, , Greqia etj

Përkrah referuesve vendas dhe të huaj, nuk do të mungojë në konferencë pjesëmarrja e qendrave më të mëdha rehabilituese në Ballkan, të cilat do të paraqesin në formë referimi funksionimin dhe shërbimet mjekësore rehabilituese fizioterapeutike.

Duke u zhvilluar specifikisht në shkencën mjekësore, përmbajtja e Koferenca e I-rë Ndërkombëtare e Fizioterapisë Tetovë me temë: INOVACIONET NE FIZIOTERAPI do të përcjellë një platformë me impakt të lartë për audiencën tuaj dhe grupet e interesit.

Address

Universitetit Të Evropës Juglindore Tetovë
Tetovo

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Koferenca e I-rë Ndërkombëtare e Fizioterapisë Tetovë 2025 posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share