22/01/2014
Argjentina, Tevez drejt rikthimit në kombëtare !
Sezoni fantastik me fanellën e Juventusit, mund t’i dhurojë Carlitos Tevez rikthimin në kombëtare. Për Apashin folën presidenti i Federatës Argjentinase të Futbollit, Grondona, dhe trajneri Sabella, i cili gjatë detyrës së tij në krye të stolit të La Selecion, nuk e ka grumbulluar kurrë sulmuesin e Juventusit.
“Tevez është një lojtar i jashtëzakonshëm, me famë botërore, - deklaroi Grondona, -, Mund të grumbullohet për ai që do të vendosë do të jetë trajneri”. Për përse pikërisht tani lindin shkëndijat e shpresës. Natyrisht pasi para është një takim prestigjioz si Botërori brazilian, ku Argjentina nuk do të dështojë sërish. Dhe Tevez në këtë sezon, ka dhën prova pjekurie dhe vazhdimësie. Edhe disa drejtues të tjerë të Federatës kanë lëvizur për të shtyrë përpara cështjen. Mungesa e mundshme e Tevez në miqësoren e 5 marsit me Rumaninë, nuk do të thitë asgjë, pasi ai nuk është një nga ata lojtarë që duhen vënë në provë”, deklaron njëri prej tyre i cili preferon të mbetet anonim për të përditëshmen “Ole Clarin”.
Në ditët e kaluara një bashkëbisedim informal, mes Grondonas dhe Sabellas mund të ketë hapur rrugën e rikthimit të Apash*t me kombëtaren argjentinase. Edhe president ii Federatës argjentinase pak kohë më parë ishte shprehur skeptik për Tevez, por tani ka ndryshuar mendon dhe ja ka komunikuar dicka të tillë edhe trajnerit. Vetë Tevez pothuajse i kishte humbur shpresat, dicka që e shfaqi publikisht kur deklaroi, “Edhe nëse shënoj 130 gola me Juventusin nuk më cojnë në botëror. Edhe pse Argjentina ka përpara futbollistë klasi si Messi, Higuain, Lavezzi e Di Maria Tevez tani mund të shpresojë. Ndeshja e fundit që ka luajtur me kombëtaren, ( ajo ku gaboi një penallti që i kushtoi Argjentinës eleminimin nga Kupa e Amerikës me Uruguajin), daton në vitin 2011.