11/06/2026
🎭 Ligjëratë shkencore në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë, organizuar nga Komisioni i Përhershëm i Arteve.
Një reflektim krahasues mbi sistemet teatrale në Shqipëri, Itali, Mbretërinë e Bashkuar dhe SHBA, duke trajtuar modelet institucionale, financimin dhe zhvillimet bashkëkohore të artit skenik.
Gjithashtu, do të diskutohen sfidat bashkëkohore dhe perspektivat e artit skenik në një realitet në ndryshim të vazhdueshëm.
Ky aktivitet vjen si rezultat i një bashkëpunimi dhe angazhimi të çmuar akademik, për të cilin shpreh mirënjohjen time të veçantë për Prof. Dr. Vaso Tole dhe organizatorin Denis Bizhga.
📅 12 Qershor 2026
🕚 11:00
📍 Salla “Aleks Buda", Akademia e Shkencave