Botimet M&B

Botimet M&B Shtëpi botuese

Tea ZekoSkica e jetës simeRomanFaqe 156 ISBN 9789928879141Çmimi: 800 lekë***Ajo kishte ndërtuar çdo hap të jetës së saj ...
15/08/2026

Tea Zeko
Skica e jetës sime
Roman
Faqe 156
ISBN 9789928879141
Çmimi: 800 lekë

***
Ajo kishte ndërtuar çdo hap të jetës së saj mbi një ëndërr. Por askush nuk e kishte përgatitur për momentin kur zemra do ta vinte përballë gjithçkaje që kishte planifikuar.
E kthyer nga Anglia me ambicie, talent dhe një të ardhme që dukej e qartë, ajo besonte se e dinte saktësisht rrugën që do të ndiqte. Derisa dashuria, familja dhe njerëzit përreth saj filluan t'i ndryshonin drejtimin.
Mes pritshmërive të familjes, ndjenjave që nuk mund t'i mohonte dhe një ëndërr që rrezikonte t'i rrëshqiste nga duart, ajo do të detyrohej të përballej me një të vërtetë që askush nuk ia kishte thënë më parë: Dashuria nuk matet gjithmonë me sa shumë të do dikush... por me sa shumë të lejon të jesh vetvetja.
Dhe kur të gjithë përpiqen të vendosin se çfarë është më e mira për ty, ndoshta zgjedhja më e vështirë është të kuptosh se çfarë dëshiron vërtet ti.

***
Për çdo porosi në Tiranë ose në rrethe, kontaktoni në email: [email protected]
📞 Cel. 0686508441 (WhatsApp) ose me komente dhe mesazhe këtu më poshtë.
Fb: Botimet M&B / Insta:
MB Botime |
Këtë libër dhe të gjithë botimet tona mund t’i gjeni pranë librarisë sonë në Tiranë në rrugën “Siri Kodra”, pranë Qendrës Shëndetësore nr. 3, në librarinë .al në Qendrën Tregtare RING Center, në librarinë Art's pranë Shkencave të Natyrës, ose mund ta porosisni pranë librarive në qytetin apo lagjen tuaj.
📦 Posta brenda vendit, për porositë direkte, është FALAS.

Sefulla KataShënime nga qyteti B Roman Faqe 272ISBN 9789928879080Çmimi: 1000 lekë***Një qytet i vogël mes maleve. Një mi...
13/08/2026

Sefulla Kata
Shënime nga qyteti B
Roman
Faqe 272
ISBN 9789928879080
Çmimi: 1000 lekë

***
Një qytet i vogël mes maleve. Një minierë që ushqen jetën dhe mbart plagët e saj. Një brez njerëzish që jetuan idealet, frikën, humbjet dhe shpresat e një Shqipërie në ndryshim.
Nëpërmjet kujtimeve, ngjarjeve dhe personazheve të gdhendur me realizëm, “Shënime nga Qyteti B” rindërton historinë njerëzore të një komuniteti, ku jeta e përditshme ndërthuret me dramat e mëdha të kohës.
Nga vitet e ndërtimit të qytetit minerar deri te trazirat e vitit 1997, romani sjell një rrëfim të ndjerë për familjen, miqësinë, sakrificën dhe dinjitetin njerëzor.
Ky është një roman për kujtesën. Për qytetet që ndryshojnë, por nuk harrojnë. Për njerëzit e zakonshëm, që me jetën e tyre shkruajnë historinë e vërtetë.

***

Për çdo porosi në Tiranë ose në rrethe, kontaktoni në email: [email protected]
📞 Cel. 0686508441 (WhatsApp) ose me komente dhe mesazhe këtu më poshtë.
Fb: Botimet M&B / Insta:
MB Botime |
Këtë libër dhe të gjithë botimet tona mund t’i gjeni pranë librarisë sonë në Tiranë në rrugën “Siri Kodra”, pranë Qendrës Shëndetësore nr. 3, në librarinë .al në Qendrën Tregtare RING Center, në librarinë Art's pranë Shkencave të Natyrës, ose mund ta porosisni pranë librarive në qytetin apo lagjen tuaj.
📦 Posta brenda vendit, për porositë direkte, është FALAS.

Uilliam Shekspir (William Shakespeare) 50 sonete Përkthyer nga Daut GumeniFaqe 64 ISBN 9789928879042Çmimi: 700 lekë***Nj...
12/08/2026

Uilliam Shekspir (William Shakespeare)
50 sonete
Përkthyer nga Daut Gumeni
Faqe 64
ISBN 9789928879042
Çmimi: 700 lekë

***
Një nga zërat më të mëdhenj të letërsisë botërore vjen në shqip përmes 50 soneteve të zgjedhura të Uilliam Shekspirit, të përkthyera mjeshtërisht nga origjinali nga Daut Gumeni.
Dashuri, kohë, ndarje, bukuri, dhimbje, kujtesë... ndjenja që shekuj më parë u kthyen në poezi dhe që vazhdojnë të flasin edhe sot.
Një përkthim që i sjell lexuesit shqiptar Shekspirin me gjuhë të pasur, ritëm poetik dhe një ndjeshmëri të veçantë.

***
Për çdo porosi në Tiranë ose në rrethe, kontaktoni në email: [email protected]
📞 Cel. 0686508441 (WhatsApp) ose me komente dhe mesazhe këtu më poshtë.
Fb: Botimet M&B / Insta:
MB Botime |
Këtë libër dhe të gjithë botimet tona mund t’i gjeni pranë librarisë sonë në Tiranë në rrugën “Siri Kodra”, pranë Qendrës Shëndetësore nr. 3, në librarinë .al në Qendrën Tregtare RING Center, në librarinë Art's pranë Shkencave të Natyrës, ose mund ta porosisni pranë librarive në qytetin apo lagjen tuaj.
📦 Posta brenda vendit, për porositë direkte, është FALAS.

03/08/2026

https://youtu.be/lZCBW3TP-WM
“Në librari” – emision nga Blerina Goce, në Report TV

***
Margarita Xhepa - Mikja dhe zëri i poetëve.
Përgatitur nga Iliriana Sulkuqi
ISBN 9789928851888
Faqe: 140

Ida Mengjesi vjen kësaj radhe me ANNO DOMINI, një përmbledhje poetike që fton lexuesin në një udhëtim të brendshëm, aty ...
03/08/2026

Ida Mengjesi vjen kësaj radhe me ANNO DOMINI, një përmbledhje poetike që fton lexuesin në një udhëtim të brendshëm, aty ku fjala bëhet reflektim, lutje dhe dritë.

***
Ailda Mëngjesi
ANNO DOMINI
Poezi
ISBN 9789928879035
Faqe 16o
Çmimi: 700 lekë

***
Anno Domini – në vitin e Zotit.

Ky titull nuk i referohet thjesht një kohe kalendarike. Ai është një përpjekje për ta jetuar kohën njerëzore nën dritën e së përjetshmes; për t’i lexuar ngjarjet e jetës jo si rastësi por si shenja të një rruge drejt Burimit prej nga ka ardhur dhe drejt të cilit, me vetëdije ose jo, është gjithmonë duke u kthyer.
Të humbur në peshën e ditëve, në emrat, rolet dhe kryqet që mbajmë mbi shpinë, harrojmë se para se të jemi qenie të tokës, jemi frymë. Se para se të jemi histori të veçanta, jemi pjesë të së njëjtës histori të madhe. Se para se të jemi zëra të ndarë, jemi jehonë e së njëjtës Fjalë.
Sa më shumë kam ecur në jetë, aq më shumë kam kuptuar se urtësia qëndron te përulësia. Te pranimi se e Vërteta nuk na përket ne; jemi ne që i përkasim asaj.
Akti i krijimit është, ndoshta, një nga aktet më sublime të ekzistencës, është mënyra jonë më e afërt për të marrë pjesë në veprën hyjnore të Krijuesit dhe për të jetuar, sado në mënyrë të papërsosur, imazhin e Tij. Kur krijojmë, ne bëhemi bashkëpunëtorë të misterit, dëshmitarë të së padukshmes dhe përkthyes të asaj që shpirti ndien, por gjuha e zakonshme nuk arrin gjithmonë ta shprehë.
Jetojmë në një botë që na fton vazhdimisht drejt banalitetit të së përditshmes, drejt ritmeve që shpesh na largojnë nga vetja.
Megjithatë, brenda secilit prej nesh ekziston një hapësirë më e thellë, më e qetë dhe më e vërtetë. Jemi pjesë e së njëjtës esencë transcendentale që përshkon gjithësinë; fije të së njëjtës dritë që kërkon vazhdimisht të njohë vetveten.
Në këtë kuptim, poezia bëhet më shumë se fjalë. Ajo bëhet kujtesë. Na kujton se jemi të lidhur me diçka më të madhe se vetja, se vuajtja nuk është fundi i rrëfimit dhe se bukuria mund të lindë edhe nga copëzat më të thyera të përvojës njerëzore.
Këto poezi nuk u shkruan për të dhënë përgjigje. Ato lindën nga nevoja për të mbijetuar pyetjet.
Për mua, poezia ka qenë gjithmonë një strehë, rrëfim, lutje dhe terapi; një mënyrë për të kuptuar plagët, për të përqafuar humbjet dhe për të gjetur kuptim aty ku jeta shpesh duket e heshtur. Me kalimin e kohës, ajo u shndërrua dhe në një mënyrë jetese.
Anno Domini - është dëshmi e udhëtimit tim dhe nëse këto poezi arrijnë të zgjojnë te lexuesi qoftë edhe një çast heshtjeje të kthjellët, një ndjenjë afërsie me të Shenjtën, një kujtim se shpirti është më i madh se frika dhe dashuria më e fortë se koha, atëherë ia ka vlejtur.
Autorja
***
Për çdo porosi në Tiranë ose në rrethe,
kontaktoni në email: [email protected]
📞 Cel. 0686508441 (WhatsApp)
ose me komente dhe mesazhe këtu më poshtë.
Fb: Botimet M&B / Insta:
https://mbbotime.com
Këtë libër dhe të gjithë botimet e tjera të autores mund t’i gjeni pranë librarisë sonë në Tiranë në rrugën “Siri Kodra”, pranë Qendrës Shëndetësore nr. 3, në librarinë Leximtari.al në Qendrën Tregtare RING Center, në librarinë Arts's pranë Shkencave të Natyrës, ose mund ta porosisni pranë librarive në qytetin apo lagjen tuaj.
📦 Posta brenda vendit, për porositë direkte, është FALAS.

EDHE BOTIMI I PLOTË I "AVENTURAT E PINOKUT" NGA BOTIMET M&B ËSHTË PJESË E EKSPOZITËS TEMATIKE "PINOKU – 145 VJET" NË BIB...
08/07/2026

EDHE BOTIMI I PLOTË I "AVENTURAT E PINOKUT" NGA BOTIMET M&B ËSHTË PJESË E EKSPOZITËS TEMATIKE "PINOKU – 145 VJET" NË BIBLIOTEKËN KOMBËTARE TË SHQIPËRISË.

Me rastin e 145-vjetorit të botimit të parë të kryeveprës së Karlo Kolodit, Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë ka çelur ekspozitën tematike "Pinoku – 145 vjet", kushtuar njërit prej personazheve më të dashur të letërsisë botërore për fëmijë.

Me kënaqësi informojmë lexuesit se në këtë ekspozitë është ekspozuar edhe botimi i plotë i "AVENTURAT E PINOKUT", botuar nga Botimet M&B, përkthyer me mjeshtëri nga Bujar A.Kule dhe me ilustrime nga Shpresa Kule.
Një kënaqësi e veçantë që ky botim bëhet pjesë e këtij aktiviteti kushtuar historisë editoriale dhe trashëgimisë së Pinokut.
📍 Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë – Qendra "Sotir Kolea"

***
Për çdo porosi në Tiranë ose në rrethe,
kontaktoni në email: [email protected]
📞 Cel. 0686508441 (WhatsApp)
ose me komente dhe mesazhe këtu më poshtë.
Fb: Botimet M&B / Insta:
https://mbbotime.com/dyqani/?srch=Aventurat
Këtë libër dhe të gjithë botimet tona mund t’i gjeni pranë librarisë sonë në Tiranë në rrugën “Siri Kodra”, pranë Qendrës Shëndetësore nr. 3, në librarinë Leximtari.al në Qendrën Tregtare RING Center, në librarinë Arts's pranë Shkencave të Natyrës, ose mund ta porosisni pranë librarive në qytetin apo lagjen tuaj.
📦 Posta brenda vendit, për porositë direkte, është FALAS.

Irena DragotiGRUAJA QË ENDEJ HIJEVETregimeISBN 9789928851956Faqe 164ISBN 9789928851956Çmimi: 1000 lekë***"Gruaja që ende...
26/06/2026

Irena Dragoti
GRUAJA QË ENDEJ HIJEVE
Tregime
ISBN 9789928851956
Faqe 164
ISBN 9789928851956
Çmimi: 1000 lekë

***
"Gruaja që endej hijeve" nga Irena Dragoti është një përmbledhje tregimesh që depërtojnë në botën e brendshme të njeriut. Me një stil të ndjerë dhe rrëfim të sinqertë, autorja sjell personazhe që përballen me dashurinë, humbjen, tradhtinë, kujtesën dhe shpresën. Çdo tregim është një copëz jete, ku emocionet dhe e vërteta njerëzore marrin zë.

Irena Dragoti ka lindur në Lushnje, më 10 gusht 1974.
Ka përfunduar Fakultetin e Shkencave të Edukimit në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan në vitin 1995. Jeton prej dhjetë vitesh në Michigan, ShBA. Ka botuar librin me poezi
“Stinë ikjesh”, në vitin 2023. Libri me tregime “Gruaja që endej hijeve”, është libri më i ri i autores.
Proza e saj dallohet për temat e zgjedhura, stilin e veçantë dhe karakteret e spikatura, të përshkruara me tone realiste.


***
Për çdo porosi në Tiranë ose në rrethe, kontaktoni në email: [email protected]
📞 Cel. 0686508441 (WhatsApp) ose me komente dhe mesazhe këtu më poshtë.
Fb: Botimet M&B / Insta: / MB Botime |

Këtë libër dhe të gjithë botimet tona mund t’i gjeni pranë librarisë sonë në Tiranë në rrugën “Siri Kodra”, pranë Qendrës Shëndetësore nr. 3, në librarinë .al në Qendrën Tregtare RING Center, në librarinë Art's pranë Shkencave të Natyrës, ose mund ta porosisni pranë librarive në qytetin apo lagjen tuaj.
📦 Posta brenda vendit, për porositë direkte, është FALAS.

Vend i lirë puneJemi duke punësuar një punëtore për procesin e libërlidhjes: printim, palosje, qepje, ngjitje dhe prerje...
20/06/2026

Vend i lirë pune

Jemi duke punësuar një punëtore për procesin e libërlidhjes: printim, palosje, qepje, ngjitje dhe prerjen e librit.
Preferohet një punonjës i kualifikuar në këto procese, por edhe ndonjë që ka dëshirë të punojë me librin.
Nëse jeni të interesuar ose nëse njihni dikë që mund ta rekomandoni, ju lutem kontaktoni në numrin: 0692068603.
Kushtet e punës, paga dhe detaje të tjera diskutohen me kandidatët e mundshëm...

Një nga botimet tona promovohet në Bukuresht. Pas botimit të suksesshëm të librit “Buka e fjalëve”, me autore Mantsu Kir...
20/06/2026

Një nga botimet tona promovohet në Bukuresht. Pas botimit të suksesshëm të librit “Buka e fjalëve”, me autore Mantsu Kira, kemi pasur një bashkëpunim të gjatë me autorë që shkruajnë në arumanisht, duke dashur të falënderojmë më së pari autorin dhe mikun tonë Spiru Fuchi, Yiani Mantsu, si dhe së fundmi me autorin Nicu Baturi me librin “Yisi mayipsiti” (Ëndrra magjike), i cili u promovua me 18 qershor 2026 në Bukuresht.
Duke falënderuar autorin për bashkëpunimin po sjellim më poshtë postimin rreth këtij aktiviteti nga poetja Kira Mantsu.

Në vendin më të veçantë kulturor të Bukureshtit, në Bibliotekën Qendrore Universitare Biblioteca Centrală Universitară din București, u zhvillua promovimi i librit me poezi në gjuhën armene të poetit Nicu Baturi, “Yisi mayipsiti” (Ëndrra magjike), botuar nga Botimet M&B, Tiranë.
Ky aktivitet u organizua në kuadër të projektit të Armenian Cultural Society, Armãn PEN dhe Bibliotekës Qendrore Universitare.
Veprimtaria u çel nga Mirelle Rădoi, drejtoreshë e BCU-së.
Për librin dhe autorin folën Daniela Sava, presidente e Shoqatës Kulturore Armene, doc. dr. Alexandru Gica dhe poetja Kira Mantsu.
Nicu Baturi lexoi disa nga poezitë e tij në gjuhën armene, si edhe disa prej tyre të përkthyera në gjuhën rumune.
Veprimtaria përfundoi me diskutime të ngrohta mes të pranishmëve dhe me një koktej të shtruar nga autori.
Një mbrëmje vërtet magjike!

###III tregime te zgjedbura te shkrimtarit Andon Andoni ne rubriken "Ne librari"  me gazetaren Blerina Goce. Faleminderi...
17/05/2026

###III tregime te zgjedbura te shkrimtarit Andon Andoni ne rubriken "Ne librari" me gazetaren Blerina Goce. Faleminderit televizionit Report TV per hapesiren e krijuar per botimet tona.

“###III tregime të zgjedhura” nga Andon Andoni, “I humburi” nga Tarik Tufan dhe Shkenca që shpjegon ndryshimin (Një model i ri për nxënien e shkencave të natyrës)” nga Alketa Karameta. Rubrika e poezisë përcjell vargje nga Rovena Rrozhani.,Rovena Rrozhani,alketa karameta,andon and...

Address

Rruga Siri Kodra, Nr. 6
Tirana
1017

Opening Hours

Monday 08:00 - 17:00
Tuesday 08:00 - 17:00
Wednesday 08:00 - 17:00
Thursday 08:00 - 17:00
Friday 08:00 - 17:00
Saturday 08:00 - 12:00

Telephone

+355692068603

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Botimet M&B posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to Botimet M&B:

Shortcuts

Share