Shoqata "Bullgaret e Shqiperise" Дружество "Българите в Албания"

  • Home
  • Albania
  • Rrogozhinë
  • Shoqata "Bullgaret e Shqiperise" Дружество "Българите в Албания"

Shoqata "Bullgaret e Shqiperise" Дружество "Българите в Албания" Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Shoqata "Bullgaret e Shqiperise" Дружество "Българите в Албания", Performance & Event Venue, Lagja 2, Rrogozhinë.

Shoqata “Bullgarët e Shqipërisë” mori pjesë në një takim të rëndësishëm, të organizuar në bashkëpunim me institucionet n...
13/03/2026

Shoqata “Bullgarët e Shqipërisë” mori pjesë në një takim të rëndësishëm, të organizuar në bashkëpunim me institucionet ndërkombëtare dhe ato shqiptare, kushtuar promovimit dhe mbrojtjes së të drejtave të pakicave kombëtare në Shqipëri.

Në këtë takim morën pjesë përfaqësues të organizatave ndërkombëtare, institucioneve shtetërore dhe organizatave të pakicave kombëtare. Diskutimi u fokusua në aktin nënligjor për procedurat e vetë-identifikimit, si dhe në përmirësimin e mekanizmave që garantojnë respektimin dhe mbrojtjen e të drejtave të pakicave.

Përfaqësuesi i shoqatës “Bullgarët e Shqipërisë” paraqiti disa nga shqetësimet dhe përvojat praktike të komunitetit bullgar në lidhje me procedurat e vetë-identifikimit, si dhe disa rekomandime për rritjen e transparencës dhe efikasitetit të këtij procesi.

Ky takim përbën një hap të rëndësishëm drejt forcimit të dialogut ndërmjet institucioneve shtetërore, partnerëve ndërkombëtarë dhe komuniteteve të pakicave kombëtare. Shoqata “Bullgarët e Shqipërisë” mbetet e përkushtuar të kontribuojë në mënyrë konstruktive për mbrojtjen e identitetit kulturor dhe të drejtave të komunitetit bullgar në Shqipëri.

🤝 Dialogu dhe bashkëpunimi janë çelësi për një shoqëri më gjithëpërfshirëse dhe më demokratike.

25/02/2026

NJOFTIM PËR STUDIME NË BULLGARI

Të nderuar anëtarë dhe të interesuar,

Ju informojmë se Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Bullgarisë do të organizojë kurse online falas në:
📚 Gjuhë bullgare

Këto kurse janë të destinuara për studentët që dëshirojnë të aplikojnë për studime në institucionet shtetërore të arsimit të lartë në Bullgari për vitin akademik 2026.

Mësimet do të zhvillohen nga lektorë të Instituti i Gjuhës Bullgare pranë Akademisë Bullgare të Shkencave.



✅ Kush mund të aplikojë?

Studentë të ardhshëm nga Shqipëria që kanë interes për të vazhduar studimet në Bullgari dhe që zotërojnë dokument që vërteton kombësinë bullgare.



📌 Si të aplikoni?

Të gjithë të interesuarit duhet të dërgojnë pranë shoqatës sonë:
• Emër dhe mbiemër
• Email
• Dokument që vërteton kombësinë bullgare

📅 Afati i fundit për aplikim pranë shoqatës: 27 shkurt 2026
(Lista zyrtare do të dërgohet nga shoqata sipas kërkesës së autoriteteve bullgare.)

Pjesëmarrësit do të marrin një link në email për t’u bashkuar me trajnimet online.

Për çdo informacion shtesë, ju lutemi na kontaktoni në inbox ose në emailin zyrtar të shoqatës.

28/01/2026

NJOFITIM i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës të Republikës së Bullgarisë (publikuar më 16.01.2026)

Në lidhje me hartimin e një projektvendimi të Këshillit të Ministrave për përcaktimin e numrit të studentëve dhe kandidatëve për doktoraturë në institucionet e arsimit të lartë dhe organizatat shkencore të Republikës së Bullgarisë për vitin akademik 2026-2027, deri më 10 shkurt 2026, të gjitha palët e interesuara mund t'i paraqesin Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës propozime për vende studimi për vitin e ardhshëm akademik.

Propozimet për vendet e studimit duhet të jenë vetëm për studime me kohë të plotë në specialitete nga fusha profesionale të akredituara, në specialitete nga profesionet e rregulluara, në përputhje me programet e afirmuara të kualifikimit dhe programet e akredituara të doktoraturës në fushat e akredituara profesionale në institucione shtetërore të arsimit të lartë.

Informacion shtesë rreth specialiteteve dhe fushave profesionale të akredituara në institucionet e arsimit të lartë në Bullgari mund të gjeni në:
https://rsvu.mon.bg.

Informacionet duhet të dërgohen në letër ose me email në [email protected] si skedar i bashkangjitur në format Excel sipas modeleve të publikuara. MASH rezervon të drejtën për të kërkuar informacione shtesë nga palët e interesuara në lidhje me hartimin e planit të pranimit.

Për sqarime dhe pyetje të mëtejshme:
Mariana Oblakova, Kryeeksperte në Drejtorinë e Arsimit të Lartë, 02/9198866, [email protected]
dhe Maria Bojurina, Asistente Teknike në Drejtorinë e Arsimit të Lartë, tel. 02/9217543, [email protected]

14/11/2025
27/09/2025

Gatime tradicionale, histori dhe shumë dashuri për traditën🌿🥘🫐

17/08/2025

Aktivitet Kulturor në GORË

Shoqata “Bullgarët e Shqipërisë” zhvilloi një aktivitet kulturor në zonën e Gorës, me temë:“Gora në traditën e shijes” 🥘

✨Ky aktivitet u realizua me mbështetjen e Komitetit Drejtues të Pakicave Kombëtare, të cilit i shprehim falënderimet tona për kontributin e dhënë në ruajtjen e identitetit dhe trashëgimisë kulturore të zonës.Nje falenderim per Bashkine e Kuksit per mbeshtetje dhe bashkpunim

🤝 Përmes gatimeve tradicionale dhe atmosferës së ngrohtë, ky aktivitet synoi të promovojë dhe të përcjellë brez pas brezi vlerat dhe traditat e komunitetit.

22/07/2025

NGUSHËLLIM

Me dhimbje të thellë morëm lajmin për ndarjen e parakohshme nga jeta të Ramçe Beqirajt (Goran Borjan), në moshën 56-vjeçare – një njeri me vlera të rralla për folklorin dhe muzikën e zonës së Gorës.

Ramçja nuk ishte thjesht një këngëtar apo muzikant. Ai ishte një mbartës i gjallë i shpirtit të traditës, një ruajtës i identitetit kulturor dhe një frymëzim për brezat që vijnë. Ai la pas një trashëgimi të pasur shpirtërore e kulturore, që do të jetojë përtej jetës së tij.

Muzika dhe kontributi i tij në folklorin e Gorës do të mbajnë emrin e tij gjallë përherë.

Ngushëllime të sinqerta familjes, të afërmve, kolegëve dhe gjithë atyre që patën fatin ta njohin.
Qoftë i paharruar kujtimi i tij!

Shoqata “Bullgarët e Shqipërisë”

Address

Lagja 2
Rrogozhinë

Telephone

0694467707

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Shoqata "Bullgaret e Shqiperise" Дружество "Българите в Албания" posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share