TGIF - The Gjallica International Festival

TGIF - The Gjallica International Festival Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from TGIF - The Gjallica International Festival, Festival, Kukësi.

26/08/2025

29 ~ 30 GUSHT në KUKËS!
Edizioni i IV i The Gjallica Internazional Festival po afron!

🎶 Grupi Muzikor Rilindja 🎶4 djem dhe 1 vajzë, nga mosha 15 deri 21 vjeç – Edri, Ari, Olsi, Iliri dhe Arsa, interpretojnë...
21/08/2025

🎶 Grupi Muzikor Rilindja 🎶

4 djem dhe 1 vajzë, nga mosha 15 deri 21 vjeç – Edri, Ari, Olsi, Iliri dhe Arsa, interpretojnë me pasion dhe origjinalitet muzikën e pastër shqipe. Ata e dinë se vlerat e krijimtarisë janë dokumentim i trashëgimisë sonë muzikore, ndaj freskojnë me shpirt perlat më të bukura të bagazhit tonë artistik.

✨ Edri Stavileci – Mandolinë & vokal
✨ Ari Juniku – Fizarmonikë & vokal
✨ Olsi Gjoshi – Violinë
✨ Ilir Qorri – Kitarë
✨ Arsa Komnova – Vokal

Me tingujt e tyre, Grupi Rilindja synon të frymëzojë edhe brezat e rinj të kthehen tek muzika jonë, duke e mbajtur gjallë shpirtin shqiptar dhe duke i dhënë një frymë të re traditës. ❤️🎵

🗓️30 Gusht 2025
🕖 Ora 19:00
📍 Kukës

Ju mirëpresim!

🌟 North Star Albania🌟🎭✨ Ju ftojmë të bëheni pjesë e një mbrëmjeje magjike! ✨🎭🔥 Ejani të duartrokisni fituesit dhe talent...
21/08/2025

🌟 North Star Albania🌟
🎭✨ Ju ftojmë të bëheni pjesë e një mbrëmjeje magjike! ✨🎭

🔥 Ejani të duartrokisni fituesit dhe talentet e jashtëzakonshme që kanë shkëlqyer në skenën e North Star - Festivali Rajonal i Veriut!
🎶💃 Një spektakël i paharrueshëm ju pret!

🌿 Rinia & Tradita – dy forca që bashkohen për të krijuar një mbrëmje unike, plot art dhe pasion! ❤️

🗓️30 Gusht 2025
🕖 Ora 19:00
📍 Kukës
shalsi



ARTIZANATI Katarsis i grave kuksiane! .gratë që thurin kohën me punëdore dhe këngë, shërojnë shpirtin nga stuhitë e bren...
20/08/2025

ARTIZANATI
Katarsis i grave kuksiane!
.gratë që thurin kohën me punëdore dhe këngë, shërojnë shpirtin nga stuhitë e brendshme.. lemshi i ngjyrave çlirohet për të krijuar teksa zemra rilind: fije pas fije, ngjyrë pas ngjyre.

Ejani të përjetojmë së bashku këtë trashëgimi të gjallë në punishten e zonjës HATE ORA, aty ku çdo fije peri është një zë, e çdo rrahje e “talatush*t” të bën të udhëtosh në kohë. Do të tregojmë kujtime, do të këndojmë këngët e grave, dhe me daire në duar do të ndiejmë ritmin e kohëve të vjetra.

Një eksperiencë unike që bashkon artin, traditën dhe shpirtin e Kukësit.
Ju mirëpresim!
shalsi



KU A KÂN KA ME KÂNAktivitet përkujtimor kushtuar jetëve të humbura nga masakrat e ushtrisë serbe në Përbreg dhe në të gj...
20/08/2025

KU A KÂN KA ME KÂN

Aktivitet përkujtimor kushtuar jetëve të humbura nga masakrat e ushtrisë serbe në Përbreg dhe në të gjithë zonën e Lumës, në vitin 1913.

Moderator : JONUZ HALLAÇI ~ Drejtori i RTSH Kukësit

Me pjesëmarrjen e banorëve të zonës,
studiuesve dhe personaliteteve nga Shqipëria e Kosova, si dhe të autoriteteve lokale.

Muzikë | Kujtime | Histori | Prezantim libri.
Gjithçka ndërthuret në mënyrë të rrjedhshme për të rindërtuar kujtesën e atyre që janë “kanë”.

Data: 29 Gusht 2025
Ora: 17:00
Vendi: Lapidari i Përbregut

Eduard Shalsii



THE GJALLICA INTERNATIONAL FESTIVAL IV po afron. Ju mirëpresim më 29 dhe 30 gusht në Kukës.Faleminderit zotit Eduard Sha...
20/08/2025

THE GJALLICA INTERNATIONAL FESTIVAL IV po afron.
Ju mirëpresim më 29 dhe 30 gusht në Kukës.

Faleminderit zotit Eduard Shalsi për mbështetjen!

Të dashur miq,Me kënaqësi të madhe ju ftojmë të bëheni pjesë e lançimit zyrtar të edicionit të katërt të The Gjallica In...
06/08/2025

Të dashur miq,

Me kënaqësi të madhe ju ftojmë të bëheni pjesë e lançimit zyrtar të edicionit të katërt të The Gjallica International Festival (TGIF) – një natë kushtuar artit, reflektimit dhe një vizioni të ri kulturor për Kukësin!

🎭 “Kush Jeton Këtu”
🖋 Drejtimi Artistik: Hersi Matmuja & Jacopo Conoci
🎬 Producentë: Armida Alikaj & Elias Mazloum
🎟 Drejtoreshë Festivali: Eva Rama

📍 Oborri i Kishës Katolike, Rruga e Kavajës, Tiranë
🗓 E premte, 8 gusht 2025
🕕 Ora 18:30

Ky aktivitet shënon nisjen e një kapitulli të ri për TGIF – një festival që këtë vit do të kulmojë me dy net të jashtëzakonshme në Kukës më 29 dhe 30 gusht.
Gjatë mbrëmjes së 8 gushtit do të prezantojmë:

🎨 Programin e festivalit për vitin 2025
🎶 Temat, artistët dhe skenat që do të ngjallen në Kukës
🎤 Performanca dhe fjalë nga drejtuesit artistikë dhe të ftuar të veçantë!
Faleminderit zotit Eduard Shalsi për mbështetjen!


15/03/2025

Address

Kukësi

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when TGIF - The Gjallica International Festival posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share

Category