Himara International Music Festival

Himara International Music Festival Himara International Music Festival V do të zhvillohet në datat 18- 23 Gusht 2026 në Himarë!www.himarafestival.com

31/07/2026
💥 Zbuloni artistët tanë 💥 Trio SunsnoteTrio Sunsnote lindi nga një miqësi e hershme muzikore dhe njerëzore mes tre muzik...
31/07/2026

💥 Zbuloni artistët tanë 💥 Trio Sunsnote
Trio Sunsnote lindi nga një miqësi e hershme muzikore dhe njerëzore mes tre muzikantëve të shquar francezë: oboistit Vincent Tizon, klarinetistes Anne-Lise Clément dhe f***tistit Mathieu Moreaud.
Të vlerësuar sejcili për veprimtarinë e tyre artistike si muzikantë orkestre, interpretues të muzikës së dhomës dhe promovues të muzikës bashkëkohore, ata u bashkuan në vitin 2024 për të themeluar Trio Sunsnote dhe për të ndjekur vizion te përbashkët artistike, të mbështetur në ekselencë, kuriozitet dhe dialog muzikor.
Që prej krijimit , trio ka marrë pjesë në festivale dhe koncerte në Paris, Dordogne, Rivierën Franceze dhe rajonin e Piemontes në Itali. Interpretimet e tyre në kuadër të Alba Music Festival u pritën me interes dhe vlerësim nga publiku, duke shënuar një etapë të rëndësishme në zhvillimin e ansamblit.
I përkushtuar promovimit të repertorit të muzikës së dhomës për oboe, klarinetë dhe f***t, Trio Sunsnote eksploron një trashëgimi të pasur dhe të larmishme veprash, që përfshin kryevepra klasike, vepra të rizbuluara dhe krijime bashkëkohore. Përmes një interpretimi të rafinuar, muzikalitetit të lartë dhe ndërthurjes së veçantë të ngjyrave timbrike që ofrojnë këto tre instrumenta, ansambli synon t’i përcjellë publikut elegancën, gjallërinë dhe thellësinë e këtij repertori të jashtëzakonshëm.

💥 Zbuloni artistët tanë 💥 was bleibt kollektiv | Gentian DodaThemeluar në vitin 2021, ‘was bleibt kollektiv | Gentian Do...
30/07/2026

💥 Zbuloni artistët tanë 💥 was bleibt kollektiv | Gentian Doda
Themeluar në vitin 2021, ‘was bleibt kollektiv | Gentian Doda’ bashkon artistë ndërkombëtarë të kërcimit dhe disiplinave të tjera artistike, të përkushtuar ndaj hulumtimit dhe zhvillimit të ideve përmes kapaciteteve shprehëse të trupit. Rrënjosur në një kërkim mbi atë që mbetet përtej çdo manifestimi artistik, kolektivi krijon performanca, filma dhe instalacione që zbulojnë gjendjet njerëzore përmes lëvizjes, ose mungesës së saj, duke ndërtuar lidhje mes kujtesës personale, transformimeve historike dhe tensioneve bashkëkohore.
Praktika artistike e Dodës ndërthur kërcimin, filmin dhe instalacionin. E zhvilluar gjatë më shumë se dy dekadave përvoje ndërkombëtare, vepra e tij eksploron tensionet midis kujtesës individuale dhe asaj kolektive, zhvendosjes, identitetit dhe ndryshimit, duke lidhur përvojat intime njerëzore me realitete më të gjera shoqërore dhe historike. Krijimet e tij karakterizohen nga një gjuhë estetike bashkëkohore që synon të zbulojë atë që mbetet nën narrativat e dukshme dhe strukturat e vendosura.
Që nga fillimi i karrierës së tij koreografike, Doda ka krijuar vepra për kompani të rëndësishme të kërcimit, teatro, muze dhe festivale në të gjithë Evropën dhe më gjerë, duke përfshirë Compañía Nacional de Danza (Spanjë), Staatsballett Berlin, Scapino Ballet Rotterdam, Greek National Ballet, The Juilliard School, Teatro Massimo di Palermo dhe Prado Museum. Paralelisht me aktivitetin e tij koreografik, ai ka zgjeruar praktikën në fushën e filmit dhe instalacionit, duke thelluar qasjen ndërdisiplinore të kolektivit.
Projektet e kolektivit janë prezantuar në nivel ndërkombëtar, përfshirë pjesëmarrjen në Biennale Arte 2024 përmes bashkëpunimit me Pavijonin e Meksikës. Veprat e Dodës kanë marrë vlerësim nga publiku dhe kritika, duke u nderuar me çmime të shumta koreografike dhe filmike.

💥 Discover our artists 💥 Friederike StarkloffWith her multifaceted and virtuoso violin playing, Friederike Starkloff is ...
30/07/2026

💥 Discover our artists 💥 Friederike Starkloff

With her multifaceted and virtuoso violin playing, Friederike Starkloff is known as one of the most interesting musicians of her generation. Born in Chemnitz in 1990, she received violin lessons at the age of five from Wolfgang Marschner and Ariane Mathäus at the Pflüger Foundation in Freiburg. She later studied with Rainer Kussmaul in Freiburg and with Antje Weithaas at the Hanns Eisler Academy of Music in Berlin, where she taught as her assistant from 2017 to 2022.

Friederike Starkloff has won prizes at numerous internationally renowned competitions, including the seventh Leopold Mozart International Violin Competition in Augsburg, where she was awarded second place in 2009. This laid the foundation for her debut CD album with José Gallardo featuring Mozart’s Violin Sonatas.
In 2010 she won third prize at the VII. International Johann Sebastian Bach Competition Leipzig, in 2014 third prize (the Jacques Thibaud Grand Prize) at the Long-Thibaud-Crespin Competition in Paris, and in 2015 third prize at the Jean Sibelius Competition in Helsinki. Her second CD recording of violin duos featuring works by Eugène Ysaÿe and Wolfgang Marschner followed in 2017 with violinist Myvanwy Ella Penny as her duo partner.

At the age of twenty-four, Friederike Starkloff was the youngest concertmaster of a German radio orchestra when she was appointed First Concertmaster of the NDR Radiophilharmonie Hannover. Since the 23/24 season she has served as First Concertmaster of the Sinfonieorchester Basel. In addition, she appears as a sought-after soloist and can be heard as a frequent chamber music performer with Markus Becker, Jan Vogler, Leonid Gorokhov, Daniel Schnyder, and Gerrit Zitterbart in numerous concerts and productions.

Friederike Starkloff is professor of violin at the Hochschule für Musik und Darstellende Kunst in Stuttgart and plays a violin by Meike Finckh from 2021, as well as a violin by Julia Maria Pasch form 2014.

💥 Discover our artists 💥 Endri Nini, co-artistic director. Endri Nini, a widely acclaimed artist both as a soloist and c...
29/07/2026

💥 Discover our artists 💥 Endri Nini, co-artistic director. Endri Nini, a widely acclaimed artist both as a soloist and chamber musician, has won many awards in competitions such as the international piano competition of Ile de-France in Paris, the Premio Trio di Trieste, and the Kiejstut Bacewicz International Chamber Music Competition in Łódź. Born in Albania, Nini studied with Anita Tartari, Sontraud Speidel, Kevin Kenner, and Bernd Goetzke. In addition, he received important musical inspiration from Stephen Kovacevich, Aldo Ciccolini, and András Schiff. He went on to complete his chamber music training in Hanover with Markus Becker and Oliver Wille.
As a chamber musician, he has performed with leading musicians such as Albrecht Mayer, Sharon Kam, Sabine Meyer, Daniel Rowland, Gustav Rivinius, Elsbeth Moser, Wolfgang Güttler, the Berlin-Tokyo Quartet and the Eliot Quartett. From 2012 to 2018, Nini was a founding member of the Flex Ensemble, with which he won several awards in prestigious international chamber music competitions, such as the first prize at the international Robert Schumann chamber music competition in Frankfurt and the first prize at the Gianni Bergamo Classic Music Award in Lugano. In addition to four CD albums “The Arrival of Night” and “Au Suivant!” with the Flex Ensemble, “Momentum” with cellist Antoaneta Emanuilova and “Traum und Trauma” with violinist Friederike Starkloff, he has also released broadcast recordings for SWR, NDR, and Radio 4 Amsterdam.
As a soloist he has performed with the Baden-Baden Philharmonic Orchestra, Albanian Radio Television Symphony Orchestra, Karlsruhe Chamber Orchestra, and Tirana Chamber Orchestra. He has also appeared in numerous concert halls such as the Concertgebouw Amsterdam, Alte Oper Frankfurt, National Center for the Performing Arts in Beijing, and Meistersingerhalle Nuremberg as well as at the Sommerliche Musiktage Hitzacker, Heidelberger Frühling, Festspiele Mecklenburg-Vorpommern, Annecy Festival, Prussia Cove, Goslar International Music Festival, and PODIUM Festival Esslingen. He is a lecturer of chamber music at the University of Music and Drama in Rostock. 📸 Zuzanna Specjal

💥 Zbuloni artistët tanë 💥 Evjord NgjeliuEvjord Ngjeliu është klarinetist, pedagog dhe interpret me veprimtari të spikatu...
29/07/2026

💥 Zbuloni artistët tanë 💥 Evjord Ngjeliu
Evjord Ngjeliu është klarinetist, pedagog dhe interpret me veprimtari të spikatur ndërkombëtare, i cili e ka zhvilluar karrierën e tij artistike në Itali, Argjentinë dhe Shqipëri.
Karriera e tij përfshin një aktivitet të gjerë orkestral dhe solistik, duke bashkëpunuar me Orkestrën Shtetërore të Teatrit të Operës “Colón”, me Orkestrën Filarmonike të Teatrit “Colón” në Buenos Aires, Orkestrën e Filarmonisë “Gioachino Rossini”, Orkestrën Rinore të Konservatorit “Luigi Cherubini” në Itali, Orkestrën e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit dhe Orkestrën e Radio Televizionit Shqiptar në Tiranë.
Puna me dirigjentë të njohur si: Paolo Ciardi, Alessandro Pinzauti, Enrique Arturo Diemecke, Carlos Vieu dhe Javier Logioia ka shërbyer në konsolidimin e profilit të tij artistik dhe profesional.
Pas përfundimit të studimeve dhe doktoraturës pranë Konservatorit “Luigi Cherubini”, ai e vazhdoi formimin e tij artistik në Institutin Suprem të Arteve të Teatrit “Colón” në Buenos Aires, ku është angazhuar rregullisht në produksione operistike, simfonike, tango dhe jazz.
Përveç aktivitetit si interpretues, Evjord Ngjeliu ka ndërtuar edhe një karrierë të rëndësishme pedagogjike. Që nga viti 2012 është pedagog i klarinetës në Shkollën e Specializuar “Carlos Cometto” në Ramos Mejía, pjesë e projektit të orkestrave për fëmijë të Provincës së Buenos Airesit. Më herët ka zhvilluar praktikë pedagogjike pranë Konservatorit “Luigi Cherubini” të Firences. Angazhimi i tij në edukimin muzikor është shquar për përkushtimin ndaj formimit të brezave të rinj të muzikantëve dhe për promovimin e metodave bashkëkohore të mësimdhënies.
Që prej pesë vitesh, Ngjeliu është pjesëtar në Orkestrën e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit në Tiranë.

Address

Salla "Neço Muko", Pranë Bashkisë Himarë
Himarë
9425

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Himara International Music Festival posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share