23/05/2012
Konferenca e te rinjve ne Shtator
Pershendetje te bekuar vellezer dhe motra
Duke u lutur dhe uruar nga thellesia e zemres te kaloni nje vere te kendshme te mbushur plot me bekimet dhe prezencen e Perendise, Rini e Bashkuar Per Krishtin deshiron t'ju kujtoje se konferenca e pervitshme per te rinjte do te zhvillohet ne datat 7-9 Shtator 2012. Si cdo vit, ne besojme se koha qe do te kemi do te jete fantastike, nje kohe rritje frymore ku Perendia do te vije me lavdi edhe fuqi per te prekur pjesen me energjike te ushtrise qiellore ketu ne vendin tone, te rinjte. Me poshte do te gjeni disa informacione me shume rreth konferences.
Data 7-9 Shtator 2012
Tema e konferences "Stinet"
Vendi ku do te zhvillohet konferenca Kompleksi "Tropikal", Durres
Kete vit ne festojme 5 vjetorin e zhvillimit te kesaj konference ku surprizat nuk do te mungojne, ndaj shpresoj te planifikoni te vini me te rinjte e kishave tuaja. Kosto totale e qendrimit ne Kompleksin "Tropikal" per person eshte 50 Euro, por duke besuar se Perendia i gjalle dhe besnik do te siguroje si cdo vit tjeter, kosto per cdo person do te jete 2500 leke te reja nese prenotimi do te kryhet perpara dates 25 Gusht 2012, ndersa me pas kosto per person do te jete 3000 leke. Detajet e rregjistrimit do t'ju jepen ne nje e-mail tjeter qe do t'ju dergohet me vone.
"Ti je i denjë, o Zot, të marrësh lavdinë, nderimin dhe fuqinë, sepse ti i krijove të gjitha gjëra, dhe nëpërmjet vullnetit tënd ekzistojnë dhe u krijuan".
Zbulesa 4:11
Per cdo pyetje apo paqartesi ju lutem te ndiheni te lire te kontaktoni ne adresen e e-mailit [email protected]. Bekime pa fund te gjitheve ne emer te Krishtit Jezus.
E privilegjuar t'i sherbej Krishtit ne Shqiperi
Valbona