Asociacioni Kulturor "New Umor Sound" Albania

Asociacioni Kulturor "New Umor Sound" Albania ku zhvillon aktivitete artistike, kulturore me muzikantë Shqiptar dhe Napoletan. 🇦🇱🤝🇮🇹❤️

Shoqata Kulturore "New Umor Sound" u krijua në 10 janar 1995 nga Giuseppe Palumbo autor, aktor dhe drejtues artistik i cili u zhvendos në Shqipëri në vitin 2013.

Disa momente nga promovimi i librit "Magazina 18", nga këngëtari dhe autori italian, Simone Cristicchi dhe i librit me p...
19/12/2024

Disa momente nga promovimi i librit "Magazina 18", nga këngëtari dhe autori italian, Simone Cristicchi dhe i librit me poezi "Gué Pascà! Io credo che un giorno", nga autori dhe fituesi i Festivalit të Napolit, Giuseppe Palumbo.

Mbrëmja u moderua nga gazetarja dhe shkrimtarja Arjola Kondakciu dhe referues ishin Agim Bajrami, Vladimir Muça, Shpendi Topollaj.
Këngëtarët dhe muzikantët Gaetano, Julieta Strefi, Ylli Çiftja dhe Dhimitër Stefa.

Ky aktivitet u organizua në bashkëpunim me Shtëpia e Shkrimtarëve dhe Artistëve Durrës dhe Federata Universale e Paqes, Dega Durrës.

03/12/2024
Asociacioni Kulturor "New Umor Sound" Albania në bashkëpunim me "Shtëpinë e Shkrimtarëve dhe Artistëve" Durrës, ka kënaq...
01/12/2024

Asociacioni Kulturor "New Umor Sound" Albania në bashkëpunim me "Shtëpinë e Shkrimtarëve dhe Artistëve" Durrës, ka kënaqësinë të ju ftojë në një aktivitet kulturor të veçantë që do të zhvillohet më:

📅 Të enjten, 5 dhjetor 2024
🕔 Ora 17:00
📍 Holli i Qendra Kulturore "A.Moisiu"

Gjatë aktivitetit do të prezantohen:
📘 Libri "Magazina 18", nga këngëtari dhe autori italian Simone Cristicchi.
📘 Libri "Gué Pascà! Io credo che un giorno", nga autori dhe fituesi i Festivalit të Napolit, Giuseppe Palumbo Umor

Ju mirëpresim për të ndarë së bashku këtë mbrëmje të mbushur me letërsi dhe art!

17/11/2024

Një përshëndetje nga Simone Cristicchi për të gjithë miqtë e librit!

Faleminderit Portali Durreslajm.al 🌐
16/11/2024

Faleminderit Portali Durreslajm.al 🌐

Shoqata New Umor Sound Durrës organizoi sot dy prezantime të veçanta në Panairin Ndërkombëtar të Librit në Tiranë. Ky aktivitet shënon hapjen e veprimtarive për 30-vjetorin e Shoqatës, një jubile që do të vazhdojë me evente të shumta përgjatë vitit të ardhshëm. Nga ora 12:00-13:...

📚 Më 14 nëntor 2024, Asociacioni Kulturor "New Umor Sound" Albania nisi veprimtaritë për 30-vjetorin e saj në Panairin e...
15/11/2024

📚 Më 14 nëntor 2024, Asociacioni Kulturor "New Umor Sound" Albania nisi veprimtaritë për 30-vjetorin e saj në Panairin e Librit në Tiranë!

Në sallën Ovale të Pallatit të Kongreseve, u zhvilluan dy prezantime të veçanta:
✅ Prezantimi i librit të autorit italian Giuseppe Palumbo, "Ej Paskuale, unë besoj që një ditë…”, një vepër me poezi, këngë dhe parodi që pasqyrojnë jetën e përditshme, përvojat sentimentale dhe temat sociale e mjedisore.
✅ Promovimi i veprës së Simone Criticci, e cila gjithashtu tërhoqi vëmendjen e të pranishmëve me tematikat e saj të veçanta dhe thellësinë e mesazheve artistike.

Aktiviteti u moderua nga gazetarja Arjola Kondakçiu dhe u zhvilluan në prani të z. Aurel Kaculinit, administrator i Botimeve JOZEF, si dhe autorëve të tjerë të pranishëm.

Këto aktivitete shënuan vetëm fillimin e veprimtarive tona për jubileun e 30-vjetorit, që do të vazhdojnë përgjatë gjithë vitit të ardhshëm. Faleminderit të gjithëve që na u bashkuan në këtë moment të veçantë! 🎉



------- Italian below 🇮🇹🇮🇹🇮🇹 ------

📚 Il 14 novembre 2024, l'Associazione Culturale "New Umor Sound" Albania ha inaugurato le attività per il suo 30° anniversario alla Fiera del Libro di Tirana!**

Nella Sala Ovale del Palazzo dei Congressi si sono svolte due presentazioni speciali:
✅ La presentazione del libro dell’autore italiano Giuseppe Palumbo, *"Ej Paskuale, unë besoj që një ditë…"*, un’opera che raccoglie poesie, canzoni e parodie che riflettono la vita quotidiana, le esperienze sentimentali e temi sociali e ambientali.
✅ La promozione dell'opera di Simone Criticci, che ha catturato l'attenzione dei presenti con tematiche particolari e la profondità dei suoi messaggi artistici.

L’evento è stato moderato dalla giornalista Arjola Kondakçiu e si è svolto alla presenza del sig. Aurel Kaculini, amministratore della casa editrice JOZEF, insieme ad altri autori presenti.

Queste attività rappresentano solo l'inizio delle celebrazioni per il nostro 30° anniversario, che continueranno per tutto l’anno prossimo. Grazie a tutti coloro che si sono uniti a noi per questo momento speciale! 🎉

Jemi në Panairi Librit 2024 me librat e Giuseppe Palumbo Umor dhe Simone Cristicci.Ju mirëpresim!
13/11/2024

Jemi në Panairi Librit 2024 me librat e Giuseppe Palumbo Umor dhe Simone Cristicci.

Ju mirëpresim!

12/11/2024

📚Promovimi i librit me poezi, këngë dhe parodi të autorit Giuseppe Palumbo Umor 👤
🎶 Guè Pascà! Io Credo che un giorno...
🗓 14 Nëntor 2024
⏰️ Ora 12.00
📍 Salla Ovale tek Panairi Librit në Pallatin e Kongresin, Tiranë.

Ju mirëpresim!

📚Promovimi i librit me poezi, këngë dhe parodi të autorit Giuseppe Palumbo Umor 👤🎶 Guè Pascà! Io Credo che un giorno...🗓...
10/11/2024

📚Promovimi i librit me poezi, këngë dhe parodi të autorit Giuseppe Palumbo Umor 👤
🎶 Guè Pascà! Io Credo che un giorno...
🗓 14 Nëntor 2024
⏰️ Ora 12.00
📍 Salla Ovale tek Panairi Librit në Pallatin e Kongresin, Tiranë.

ℹ️ Giuseppe Palumbo Umor lindi në Napoli më 20 gusht 1948. Ai është një kontabilist dhe punonjës në S. E. P. S. A. s.p.a. të Napolit (hekurudhat Cumana dhe Circumflegrea). Fëmijërinë e tij e kaloi në Napoli, në lagjen e lindjes: CHIAIA. Në vitin 1962 u transferua në Soccavo, një lagje periferike e Napolit, ku filloi të shkruante poezitë e para. Pasioni i tij për muzikën, të cilit i kushtoi pjesën më të madhe të kohës, e shtyu në vitin 1970 të regjistrohej në SIAE, Seksioni i Muzikës, me kualifikimin si autor i pjesës letrare, dhe në vitin 2000 fitoi edhe titullin e kompozitorit. Ai ka marrë pjesë me veprat e tij në aktivitete të ndryshme, festivale dhe konkurse.

Karriera e tij artistike nga viti 1962 deri në vitin 2018 i hapi rrugën për të hyrë në qarqet e poezisë, duke marrë gjithmonë miratime pozitive nga dashamirës të muzikës, poezisë dhe artit piktorik, të cilit ai i bëri homazhe nëpërmjet ngjyrave të shumëllojshme për t’i dhënë jetë telave të tij dhe, në të njëjtën kohë, për të ndriçuar jetën e tij, por jo atë të të tjerëve. Në vitin 2013 u transferua në Shqipëri, në Durrës. Aty solli shoqatën e tij, duke promovuar kulturën dhe spektaklin, si në dialektin napolitan ashtu edhe në italisht, përmes shfaqjeve, promovimit të librave, disqeve dhe ekspozitave.

Address

Durrës
2001

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Asociacioni Kulturor "New Umor Sound" Albania posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to Asociacioni Kulturor "New Umor Sound" Albania:

Share

Category