03/10/2026
REPUBLIKA E ËNDRRAVE
Një mëngjes, Tirana zgjohet ndryshe.
Rrugët janë aty. Makinat janë aty. Dyqanet, zyrat, telefonat — gjithçka duket si dje.
Por të rriturit nuk janë më.
Në qytet kanë mbetur vetëm fëmijët...dhe adoleshentët. Ata që deri dje dëgjonin rregullat, tani janë të vetmit vërdallë.
Në fillim vjen frika,
pastaj liria.
Askush nuk i thotë më “jo”.
Askush nuk vendos për ta.
Bota tani i përket atyre.
Por çfarë do të bëjnë ata me të?
REPUBLIKA E ËNDRRAVE
Një muzikal i ri shqiptar Pop Rock
Muzika & Libreti: Elvis Peçi
Vocal Coach për Shfaqjet në Tiranë:
Anjeza Shehu Agolli
Pjesa tjetër e ekipit TBD.
Një prodhim nga
Ëndërro Productions × Twinkle Academy
Premiera në Tiranë — Mars 2027 (3 shfaqje + xhirim tv/youtube + disa shfaqje tur kombëtar & tur në diasporë + projekt muzikal film)
🎭 Audicionet hapen në Tetor 2026
Për moshat 9–18 vjeç.
Faza e parë do të zhvillohet me video-audicion.
Videon mund ta dërgoni në format HD me mesazh privat në Instagram, në faqen Twinklelandia.
Copyright Elvis Peçi / Ëndërro Productions 2026.
A je gati të hysh në Republikë?